E shemtuar, por me ze fantastik!

16/04/2009 11:10

Pamja le shume per te deshiruar ama me zerin e saj ka mallengjyer Britanine e Madhe.

Quhet Susan Boyle, 47 vjec, e papune (kontribuon vullnetarisht ne kishe) eshte nga Blackburn.

Ajo u shfaq ne skenen e “talent show” britanik “Britain’s Got Talent”. Fillimisht ajo u prit me vershellima, por sapo nisi te kendoje te gjithe u mahniten.

Susan, nder ato gjera qe tha per jeten private ne televizion, permendi faktin se kurre nuk kishte puthur nje burre.

Ajo u paraqit ne kengen «I dreamed a dream» (Pashe nje enderr) ngriti peshe publikun dhe fitoi admirimin e jurise.

Nderkohe ne Youtube, videoja e saj eshte pare 5 milione here duke korrur nje tjeter sukses.

Edhe aktorja Demi Moore ka lene komentin e saj ne Twitter:”Me beri te qaj”, shkruan ylli i kinemase.

Top Channel