Uashingtoni: Pheniani te kthehet ne bisedime

15/04/2009 09:40

Vendimi i Korese se Veriut per te debuar inspektoret berthamore te OKB-se dhe per te rifilluar programin berthamor, ka shkaktuar rritjen e tensioneve nderkombetare.

SHBA ka denuar kercenimet provokuese te Phenianit, duke thene se ky eshte nje hap ne drejtimin e gabuar. Uashingtoni u eshte bashkuar Kines, Rusise, Japonise dhe vendeve te tjera, qe kerkojne rikthimin e Korese ne negociatat gjashtepaleshe.

Por Koreja e Veriut tha se sulmi qe iu be per leshimin e nje sateliti, ishte nje fyerje e paperballueshme. Nje dite me pare Pheniani njoftoi terheqjen nga bisedimet dhe rihapjen e centralit berthamor Yongbyon, qe ishte mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA