Aquila, rritet numri i shtepive te pabanuara
15/04/2009 08:45
Lekundje te tjera termeti jane regjistruar ne Aquila, ku me e forta ka qene ajo e ores 22:17 me magnitude 4,1. Lekundjet jane ndier edhe ne Marche dhe Lazio.
Nderkaq, autoritetet italiane vazhdojne verifikimet e shtepive ne zonat e termetit dhe kane njoftuar se eshte rritur numri i shtepive te pabanueshme nga 30 ne 53 perqind.
Edhe sot do te vazhdoje puna per vleresimin e objekteve dhe synimi kryesor eshte qe te pastrehet te largohen nga tendat dhe hotelet perpara mberritjes se stines se dimrit.
Nderkaq, prokuroria e Aquila-s po vazhdon hetimet per te zbuluar nese ka pergjegjesi penale per termetin dhe shume shpejt do te merren ne pyetje deshmitaret e pare.
Top Channel