Republika pritet ne Lazarat si heroine

14/04/2009 20:20

Republika e “Big Brother” eshte kthyer ne fshatin e saj ne Lazarat. Nje varg i gjate makinash te zbukuruara me flamuj kombetare dhe banderola me emrin e  saj e kane shoqeruar hyrjen e vajzes se famshme deri ne hyrje te fshatit.

Nga qendra e zerit vinte hareshem ne sfond muzika popullore e zones. “Jam teper e mallengjyer, shume shume e shokuar. E di qe me duan, e treguan. Eshte shume per mua, nuk e prisja, kam ngelur e habitur”, shprehet vajza e shtepise se “Big Brother” qe doli dy jave me pare.

I gjithe fshati kishte mbushur sheshin duke i rezervuar Bikes nje pritje prej heroine. “Te pakten nuk na kane rene vlerat si fshat. Si prind i saj ia kam borxh fshatit per nderin qe i bene”, shprehet xhaxhai i Bikes,  Enver Kazma.

Nderkaq, keshilli i komunes ka vendosur ta nderoje Republiken me titullin e “Nderit”.

“Bika dha mesazhin qe ka karakter te forte e te qendrueshem. Nuk mund te kete nje shoqeri te shendetshme pa nje familje te shendoshe”, tha para banoreve kryetari i komunes, Dashnor Aliko. Bika tashme eshte kthyer ne shtepine e saj. Takimi me gjyshen qe e rriti ishte epilogu me mire i kesaj pritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA