Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin po kalojne nje periudhe shume te lumtur bashkeshortore.
Kete e verteton deshira e tyre per te zgjeruar familjen me nje tjeter femije pas djemve Apple dhe Moses. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, aktorja amerikane deshiron nje tjeter femije. “Ne fillim mendova se nuk do lindja me por kur Moses mbushi 2 vjec i thashe vetes se nuk dua qe te jete femija i fundit ne jeten time”, shprehet biondja hollivudiane.
Paltrow e cila do jete protagoniste ne “Iron Man 2” ka theksuar se, te behesh mama eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhe nje femre. “Lindja e femijes ta pasuron jeten ne nje menyre te pabesueshme. Femijet e mi me kane dhuruar nje jete te vertete, duke me cuar ne nje bote te re. Nuk ndihem asnjehere e vetmuar dhe nuk e di se cfare qellimi tjeter me te madh mund te kete njeriu ne jete”, perfundon bashkeshortja e liderit te grupit Coldplay.
Top Channel