Irak, trupat USA do qendrojne edhe pas 30/06
14/04/2009 19:20
Trupat amerikane do te mund te qendrojne ne Mosul dhe ne qytetet e tjera te zones veriore te Irakut edhe pas 30 qershorit, date kur ato duhet te largohen.
Lajmin e ka bere te ditur komandanti amerikan Gary Volesky, i cili ka deklaruar se ky konkluzion ka dale pas analizes ne terren qe po bejne trupat amerikane.
Gjithesesi, ka saktesuar komandanti, vendimi perfundimtar i takon qeverise irakene.
Volesky ka shtuar me tej se rrjeti terrorist i Al Kaedes mbetet kercenimi kryesor per Mosulin dhe rajonin perreth, pavaresisht goditjeve qe ka marre ne pjese te tjera te Irakut.
Top Channel