Vajza e familjes Cruise ne shkollen e “Scientology”

13/04/2009 18:55

Scientology eshte nje projekt qe po gjen mbeshtetje te madhe mes njerezve te kinemase ne SHBA. Pas aderimit te shume aktoreve dhe personazheve te njohur ne kete kult, edhe familja Cruise me Tom dhe Katie bene nje gje te tille.

Ne diten qe vajza e tyre Suri do mbushe 3 vjec, ata kane vendosur ta dergojne ne shkollen e “Scientology”. Lajmin e ben te ditur tabloidi britanik “Mail on Sunday” qe citon nje burim prane ciftit amerikan. Vajza do shkoje gjate 5 diteve te javes ne “New Village Academy” te Los Angeles, shkolle e themeluar gjate vitit te shkuar nga miku i Tom, Will Smith, i cili ndjek projektet e shkrimtarit Ron Hubbard, krijues i sektit “Scientology”.

“Femijet kane shume pergjegjesi qysh te vegjel. Shkolla eshte shume rrepte me dietat, duke imponuar me pak karbohidrate, kripe dhe sheqer”, shprehet burimi prane familjes Cruise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA