Kaos ne Tajlande, bomba Ministrise se Arsimit

13/04/2009 14:05

Kaosi mbizoteron ne kryeqytetin tajlandez, Bangkok. Protestuesit antiqeveritare i kane vene zjarrit Ministrise se Arsimit, duke hedhur bomba molotov ne ndertesen e saj.

Ne zonen rreth ministrise eshte perqendruar nje numer i madh forcash policore, qe kane perdorur gazin lotsjelles per te shperndare turmat e njerezve. Deshmitare thane se jane degjuar edhe te shtena me arme zjarri.

24 ore pas shpalljes se jashtezakonshme, Bankgoku eshte perfshire nga anarkia, ku nga perleshjet e kemishekuqve dhe kemisheverdheve jane plagosur 74 vete. Tensioni mbetet i larte, pasi ne television eshte njoftuar se ushtaret nuk do te hapin zjarr kunder protestuesve, por do t’i perdorin armet vetem per vetembrojtje.

Partia kryesore e opozites Puea Thai, i ka kerkuar kryeministrit te therrase mbledhjen urgjente te parlamentit per te gjetur nje rrugedalje per krizen. Ndersa shume turiste jane larguar nga Bangkoku ku u anuluan festimet per vitin e ri tajlandez, qeveria njoftoi marrjen e masave per te garantuar sigurine ne porte, aeroporti dhe ndertesat kryesore ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA