Britani, policia arreston 100 persona
13/04/2009 13:25
Policia britanike arrestoi me shume se 100 persona ne periferi te qytetit Nottingham oret e para te mengjesit.
Te ndaluarit kerkonin te protestonin brenda nje centrali elektrik ku kishin hyre pa leje. Sipas policise, ekzistonte rreziku qe personat te demtonin centralin, duke shkaktuar probleme ne furnizimin me energji te zones.
Banoret ne periferine e Sneinton kontaktuan me BBC-ne dhe lajmeruan per pranine e forcave policore ne kete zone.
Top Channel