Aquila, prokuroria hetim tragjedise se termetit
13/04/2009 16:25
Prokuroria e qytetit Aquila ne Itali ka hapur nje hetim mbi termetin vdekjeprures qe tronditi rajonin Abruzzo, duke ndjekur pistat e “katastrofes se qellimshme” dhe “vrasjes se shumefishte”.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave dosja eshte hapur per te verifikuar pergjegjesite e mundshme te shembjeve te ndertesave.
Gjithesesi, pohojne burimet, prokuroret nuk kane urdheruar asnje sekuestrim te germadhave te ndertesave.
Gjithashtu, prokuroria ka ngritur edhe nje grup ekspertesh per te bere verifikime mbi ndertesat e shembura, per te zbuluar nese ka pergjegjesi penale.
Top Channel