Afganistan, vrasjet e civileve, NATO nen akuze
13/04/2009 17:30
Forcat e NATO-s ne Afganistan jane serish nen akuze per vrasje ne radhet e civileve, te shkaktuara sipas autoriteteve lokale nga gabimet ushtarake ne aksionet kunder talebaneve.
Episodi i fundit qe ka vene ne shenjester trupat nderkombetare eshte operacioni permes te cilit ISAF ka eleminuar 4 “luftetare talebane” ne provincen e Kunarit.
Sipas organizates, ata ishin pjese e nje grupi te perbere nga 8 rebele qe po planifikonin nje atentat ndaj postoblloqeve te NATO-s.
Por autoritetet dhe mediat afgane japin nje tjeter varjant te ngjarjes, duke deklaruar se behej fjale per 4 civile.
Top Channel