
Madonna nuk heq dore nga deshira per te adoptuar vajzen nga Malavi. Pavaresisht se gjykata refuzoi kerkesen e saj per biresimin e vogelushes Mercy James, kengetarja ka vendosur te ndertoje nje shtepi ne vendin afrikan.
Nje nga shkaqet e refuzimit te Madonnes, ishte se sipas ligjit lokal nje person qe synon te adoptoje nje femije duhet te jetoje te pakten per 18 muaj ne Malavi. Mbreteresha e pop-it u ka kerkuar arkitekteve te projektojne nje shtepi per t’i lejuar keshtu djalit te adoptuar prej saj David Banda te qendroje me prane vendit prej nga ka ardhur, por edhe per te pasur te drejta per adoptimin e Mercy.
Sipas gazetes “The Sun”, Madonna zoteron nje toke ne fshatin Chinkhota, ku ka planifikuar te ngreje edhe nje shkolle per vajza.
Top Channel