
Eminem rikthehet pas kater vjetesh. Reperi amerikan do te nxjerre ne treg ne muajin maj albumin me titullin “Relapse”, qe eshte paraprire nga hiti “We made you”.
Kengetari qe ka shitur rreth 70 milione disqe gjate karrieres se tij ka lancuar nje kenge qe ironizon emrat e njohur te botes se spektaklit. Nuk eshte hera e pare qe ne videoklipet e kengetarit vihen ne loje personazhe te famshme.
Kesaj here objekt talljeje jane bere Britney Spears, Jessica Simpson dhe Sarah Palin. Guvernatorja e Alaskes ironizohet ne videon e kenges nga nje aktore e veshur si ajo, ndersa aktore te tjere shfaqen si Lindsay Lohan dhe ish-te dashurit e saj.
Eminem ironizon edhe filmin “Star Trek”, ku vete vishet si Spock. Ne videoklip nuk mungon as nje skene ku ironizohet filmi “Rainman”, me protagoniste Dustin Hoffman dhe Tom Cruise.
Top Channel