
Ne diten e saj te fundit eshte ndjekur nga persona te shumte ekspozita e rralle e koleksionisit Panajotis Kalomihalis, ne te cilen paraqitet historia e Shqiperise ndermjet viteve 1890-1990.
Plot 3000 kartolina te siguruara ne rruge private nga Kalomihalis, i ati i te cilit ishte shqiptar, u afishuan per publikun ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar. Kartolinat e rralla te mbledhura ne 40 vitet e fundit nga koleksionisti u pane edhe nga kryeministri i vendit qe shoqerohej nga bashkeshortja, Liri Berisha.
Kartolina qe paraqesin Shkodren, Tiranen por edhe qytete te tjera te vendit, luftetare apo momente historike te fiksuara ne to u prezantuan mes te tjerave per publikun vendas qe shfaqi interes per ekspoziten.
Top Channel