Tregtia e jashtme, bien me 13 perqind eksportet

10/04/2009 08:55

Volumi i tregtise se jashtme te Shqiperise vijoi te tkurrej gjate shkurtit, duke deshmuar veshtiresi te konsiderueshme te ekonomise vendese, behet e ditur nga te dhenat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Eksportet e Shqiperise gjate periudhes janar-shkurt rane me 13% ne 109 milione euro, udhehequr nga renie te konsiderueshme ne eksportin e veshjeve dhe kepuceve. Eksporti i energjise elektrike gjate shkurtit nuk ndihmoi shume ne ndryshimin e tendences.

Ne dy muajt e pare te vitit 2008, eksportet qene 132 milione euro. Eksporti i veshjeve dhe kepuceve ra me 6.5%, duke konfirmuar veshtiresite e sektorit me te rendesishem te ekonomise shqiptare si per nga volumi, ashtu edhe per nga numri i te punesuarve.

Nga ana tjeter, eksporti i materialeve te ndertimit dhe metaleve gati u pergjysmua, pasi shenoi renie vjetore prej 42.5%. Me rritje ishte eksporti i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, i cili ze nje peshe relativisht te vogel prej 8% ne eksportet totale te vendit.

Importet rane me 4.4% ne 471 milione euro gjate periudhes janar-shkurt ne baze vjetore, pavaresisht rritjes se konsiderueshme te importeve te materialeve te ndertimit, qe lidhen me projektin e rruges Rreshen-Kalimash.

Top Channel