Fullani takon studentet e Shkodres

09/04/2009 20:25

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka qene ne Shkoder ku ne zbatim te programit te edukimit “Banka Qendrore ne jeten e perditshme” ka marre pjese ne konkursin e shkollave te mesme “Vlera e vertete e parase!”.

Konkursi synon te zgjeroje njohurite e nxenesve rreth rolit te Bankes Qendrore ne ekonomine e vendit, si dhe te rrise zhvillimin e kultures ekonomike.

Ne hapje, guvernatori Fullani beri publik vendimin e Bankes se Shqiperise per ta shnderruar garen midis shkollave te mesme nga rajonale ne nje takim kombetar.

“Para nje viti, ne prill 2008, ky konkurs shenoi fillimin e tij ne qytetin e Tiranes. Atehere u premtova nxenesve qe shume shpejt konkursi do te jete kombetar. Te gjithe nxenesit e Shqiperise do te kene mundesine te jetojne kete pervoje interesante ne jeten e tyre, per te na dhene edhe ne nje kenaqesi te vecante”, tha guvernatori Fullani.

Faza finale e ketij konkursi do te zhvillohet ne rang kombetar me 5 qershor 2009 ne Tirane.

Top Channel