
Zonja e pare e SHBA-se, Michelle Obama eshte shfaqur ne nje statuje dylli ne muzeun Madam Tussauds ne Washington.
Shume vizitore u mblodhen per te pare dhe admiruar portretin e saj ne muzeun me te famshem te veprave prej dylli. Modeli eshte vendosur prane statujes se presidentit Obama, e cila u zbulua ne muajin shkurt. Michelle eshte veshur me nje fustan te kuq dhe me nje xhakete te zeze. “Fustani qe zonja e pare ka veshur sot eshte frymezuar nga ai i purpurt i veshur prej saj naten e kandidimit te Obames”, tha nje zedhenese e muzeut.
Puna per krijimin e statujes prej dylli nisi qe ne muajin dhjetor. Michelle Obama eshte nje nga tri zonjat e para, qe jane bere pjese e muzeut prej dylli. Ne te ndodhen te ekspozuara edhe portretet e Jacqueline Kennedy Onassis dhe Hillary Clinton.
Top Channel