Kate Moss, ne treg me nje liber kuzhine
06/04/2009 13:00
“Daily Mirror” e ka pagezuar me emrin ‘Souper Model’. Behet fjale per modelen britanike Kate Moss, pasi se shpejti do te shfaqet ne treg me nje liber kuzhine.
Nuk eshte nje shaka, pasi modelja ka nisur punen. Merita eshte e te dashurit Jamie Hince, qe eshte perdorur si kavie per recetat e saj eksperimentuese.
Duke qene se ai e ka shijuar shume gatimin e Moss, e ka keshilluar te hedhe ne leter sekretet e kuzhines se saj qe e cileson te vlefshme per te ruajtur format dhe kilogramet, por duke mos lene pa shijuar shume lloje pjatash.
Top Channel