Hollywood-i nuk njeh krize, projekte te medha

06/04/2009 18:55

Bota e filmit vazhdon te lulezoje, pavaresisht krizes ekonomike qe ka prekur boten. Holywood-i nuk njeh ulje ne arketime dhe kete po e tregon me se miri suksesi qe po korr episodi i katert i sages “Fast & Furious” me protagoniste Vin Diesel e Michelle Rodriguez.

Gjate kesaj fundjave filmi ka arritur te arketoje plot 72.5 milione dollare, duke kapur vendin e pare te klasifikimit. Nje shkalle me poshte ndodhet “Monsters vs Aliens”, i ndjekur nga “The Haunting in Connecticut”. Nderkohe, nje lajm i mire vjen per te gjithe fansat e sages “Men in Black” pasi shume shpejt do nisin xhirimet per nje tjeter pjese.

Lajmin e beri te ditur shefi i shtepise se shperndarjes se filmit Rory Bruer, duke konfirmuar gjithashtu se shume shpejt do nisin xhirimet edhe per “SpiderMan 4” e “Ghostbuster 3”. Nuk dihet ende nese ne “Men in Black”, protagoniste do jene serish Will Smith e Tommy Lee Jones.

Top Channel