Gramsh, fshati rrezikohet nga shembja

06/04/2009 19:45

Prej 18 ditesh fshati Kukur ne rrethin e Gramshit jeton me friken e nje lumi balte dhe guresh qe kercenon shtepite e tyre.

Banoret qendrojne me radhe roje naten per t’i paraprire se keqes, nderkohe qe diten mundohen te ndertojne prita ne menyre qe rrjedha e vazhdueshme te mos perfshije shtepite e tyre.

Jane gjithesej 64 familje me 350 persona, te cilet mundohen t’i shpetojne rreshqitjes se vazhdueshme te tokes.

“Ketu ne segmentin e kesaj xhade ka qene nje ure pasi kalonte nje perrua. Rreshqitja e madhe qe ndodhi ne fshatin Kalaj arriti deri ketu”, tregon nje prej banoreve.

Shkolla, qendra shendetesore dhe shume biznese te vogla rrezikohen nga lumi i baltes. Ndersa mbi 70 hektare toke e mbjelle nuk ekziston me.

“Nje pjese e madhe rreth malit ka marre nje rreshqitje shume te frikshme. Po rrijme me frike”, thote nje banor tjeter.

Banoret kane nisur t’i bejne balle fenomenit me mjete rrethanore, duke ndertuar prita te vogla, por cdo perpjekje duket e kote.

Drejtuesit e pushtetit lokal kane kerkuar ndihme per te ndalur kete rreshqitje toke, e cila eshte shtuar per shkak te rreshjeve dhe shpyllezimit.

Top Channel