Farrah Fawcett ne spital, krize tumorrale

06/04/2009 18:25

Hollywood-i po lutet per aktoren Farrah Fawcett, e shtruar me urgjence ne spital pas nje krize te shkaktuar nga semundja e kancerit qe e ka prekur ate prej tre vjetesh.

Protagonistja e serialit kult te viteve ’70 “Charlie’s Angels” po lufton kunder semundjes vdekjeprurese qe prej vitit 2006 dhe prej disa kohesh ajo po levizte ne karrige me rrota. Shpesh here 62 vjecarja u eshte nenshtruar kurave.

Farrah Fawcett u terhoq nga jeta e ekranit pikerisht kur mori vesh per semundjen e tmerrshme dhe dy vjet me vone njoftoi se e kishte fituar betejen por mesa duket nuk qenka keshtu. Sipas shtypit amerikan gjendja e saj eshte kritike por e qendrueshme. Fawcett eshte martuar me aktorin Ryan O’Neal, me te cilin ka edhe nje djale 24 vjecar. 

Top Channel