
Ne ndalesen e radhes te turit evropian qe do zhvilloje ne Prage, Presidenti Amerikan Barak Obama do preke edhe ceshtjen e nxehte te marredhenieve me Korene e Veriut dhe programet berthamore te Phenianit.
Gjate fjales se tij ai do t’i beje thirrje Senatit Amerikan te ratifikoje traktatin e programnit berthamor. Deri tani ky traktat eshte ratifikuar nga 148 vende por jo nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe sot Obama do gjeje rastin per te derguar nje mesazh te qarte dhe te paster drejt Uashingtonit ne lidhje me kete ceshtje. Per te hyre ne fuqi, traktati duhet te nenshkruhet edhe nga Kina, India, Pakistani, Izraeli, Irani, Egjipti, Indonezia dhe vete Koreja e Veriut.
Nderkohe, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun i ka leshuar nje mesazh me nota kritike Korese se Veriut. “Nuk eshte nje veprim favorizues per promovimin e dialogut per paqen dhe stabilitetin rajonal leshimi i satelitit-rakete ne hapesire”, ka theksuar shefi i OKB-se, i cili kerkoi rinisjen e dialogut te grupit 6+1 per kete ceshtje.
Top Channel