Big Brother, Republika le shtepine

05/04/2009 14:40

Nje nate e mbushur plot me te papritura. Spektakli i se shtunes ka sjelle plot surpriza per banoret brenda shtepise dhe per publikun. Bika ka lene garen dhe ka humbur te drejten per emimin 70000 mije euro, nderkohe qe atehere kur nuk pritej, tri banore te rinj i jane shtuar shtepise.

Ari, Eltoni dhe Juna nisin aventuren ne “Big Brother”. A do te ndikoje prania e tyre ne marredheniet brenda shtepise? Mbetet gjitheka per t‘u pare ne “reality show”-n me te famshem ne Shqiperi.

E verteta e Adit

Edhe pse kane kaluar shume jave brenda shtepise se famshme “Big Brother”, Adi mbetet ende nje personazh i pazbuluar teresisht. Jeta e tij me pare, karakteri, sjelljet jane komentuar nga banoret brenda, por kane ngjallur kuriozitet edhe te publiku. Adi hyri me nje synim te qarte ne kete “reality show”: per te persosur imazhin e per te treguar ate qe eshte ne te vertete. Per kete arsye, Vellai i Madh i kishte pergatitur nje surprize. Protagonistet jane miqte e tij. Ata pak qe i qendruan afer ne momentet e tij me te veshtira, gjate kohes qe iu desh te kalonte ne burg. “Duke dashur te mos isha njelloj si te tjeret, fillova drogen. Keto eksperimente te rrezikshme te fusin ne nje bote tjeter”, ka thene Adi ne nje klip ne dhomen e rrefimit. Historine e tij ia ka treguar vetem Bjordit, Adeles dhe Anjezes. Mes gjerave qe ai nuk i ka ndare me banoret e tjere, jane edhe poezite qe shkruan, te cilat jane botuar edhe ne nje liber. Arbana e fton Adin te dale ne oborr, aty ku e presin shoket e tij, te cilet i recitojne poezine qe ai ka shkruar para 4 vjetesh. “Kam qene ne nje moment te veshtire te jetes dhe mu desh t‘i hidhja ne vargje kujtimet e mia. Aty brenda flitet per gabimet”, ka treguar Adi. Disa fotografi te hershme te tyre projektohen nderkohe ne ekran. I takon, emallet, bisedon pak me ta. Me pas gara e pret serish.

Surpriza e Mimozes

Nje tjeter e privilegjuar e spektaklit te madh te se shtunes ka qene Mimoza. Nje surprize ishte menduar per te. Gjate diteve te qendrimit brenda shtepise se “Big Brother”, ne bisedat me banoret e tjere ajo eshte shprehur shpesh se i mungonin motrat e saj. Teksa shkon ne dhomen e rrefimit, pasi ka thene dy emrat e banoreve qe ajo nominon per kete jave, nga pas kolltukut del nje person i veshur me pelerine te zeze. Poshte saj fshihet e motra. Malli dhe emocionet dallohen qarte te Moza, e cila kalon disa minuta ne prani te se motres.

Konkurrentet perballen me banoret e larguar

Banoret e larguar nga shtepia kane qene te pranishem ne studio. Pasi kane pare nje klip me mendimet me te hidhura te thena ndaj tyre, te eliminuarit jane perballur me banoret brenda shtepise ne nje lidhje direkte. Zhuljeta ka replikuar me Aiden per faktin qe ajo ka thene se nuk e duronte dot zerin e saj, Agoni dhe Mesida me Adelen, duke i thene se ajo nuk ishte mirekuptuese dhe se ajo nuk ishte aq zemergjere sa hiqej. Lirita ka replikuar me Qetsorin, i cili i ka thene se e ka pare ate si pjese te lojes dhe nuk kishte asgje personale.

Adela dhe Bjordi

Arbana i ka kerkuar Adeles te shpjegoje edhe njehere arsyen se pse ajo nominoi Bjordin, fakt qe i ka habitur te gjithe. Adela ka theksuar edhe njehere se ajo u ndje ne veshtiresi dhe per kete arsye nominoi Bjordin. Ajo ka theksuar se nuk e bezdiste prania e tij.

Republika dhe Ani

Republika po ashtu ka sqaruar konfliktin e saj me Anin. Eshte shprehur se ajo ishte vetem e inatosur sepse iu duk e pakuptimte arsyeja qe Ani dha per te.

Pse nuk u veshem me rrobat e banjes?

Republika dhe Adela nuk i kane veshur rrobat e banjes, te cilat ishin pjese e proves se javes. Per kete eshte humbur 50% e proves. Bika eshte shprehur gjate spektaklit se ajo nuk do ta bente kurre kete, as per 70000 euro, ndersa Adela e ka shpjeguar veprimin e saj me komplekset qe ajo ka per defektet e trupit te saj, te cilat nuk do te donte t‘ia shihnin te tjeret.

Kredhja ne pishine

Arbana u kerkon banoreve te dalin ne oborr per te marre vesh se kush do te jene te nominuarit e javes. Surpriza u eshte rezervuar atyre qe nuk nominohen. Nje person brenda pishines do t‘i terheqe ata brenda.

Prova e javes

Pas koleksionit pranvere-vere “Big Brother”, banoret duhet te realizojne nje tjeter prove gjate kesaj jave. Titullohet “Strategjia”. Pas spektaklit, ne dispozicion te tyre jane vene materiale per te realizuar fotografi artistike.

 

Top Channel