Gyl falenderon Obama-n dhe Berlusconi-n

04/04/2009 18:50

Presidenti turk Abdullah Gyl, ne perfundim te samitit te NATO-s ka falenderuar homologun amerikan Barack Obama per kontributin “e madh” ne arritjen e nje rezultati “pozitiv”.

Me deklaraten e tij, Gyl i referohet marreveshjes se arritur per zgjedhjen e danezit Rasmussen sekretar te ri te pergjithshem te NATO-s.

Kreu i shtetit turk ka falenderuar edhe kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. “Ka punuar shume per kete rezultat dhe une e falenderoj”, eshte shprehur Gyl.

Nga ana e tij, Berlusconi ka mbetur shume i kenaqur nga ecuria e samitit. “Ishte nje sukses i vertete”, ka deklaruar ai ne konferencen per shtyp te mbajtur ne perfundim te punimeve.

“Tani nje grup te mencurish do te punojne per te pershtatur strategjine e NATO-s per vitet e ardhshme”, ka shtuar kryeministri italian.

Top Channel