Klima, Obama: Duhet te bejme me shume

03/04/2009 17:00

Gjate qendrimit te tij ne Strazburg, presidenti amerikan Barack Obama i ka bere thirrje komunitetit nderkombetar per te reaguar me shpejtesi ne luften kunder ndryshimeve te klimes.

“Koha nuk pret, Amerika duhet te beje me shume, Evropa duhet te beje me shume”, eshte shprehur Obama ne nje fjalim para te rinjve.

Me tej presidenti ka folur edhe per ceshtjen berthamore. “Duam nje bote pa arme atomike. Edhe pse lufta e ftohte ka perfunduar, perhapja ose vjedhja e materialit berthamor mund te sjelle ne zhdukjen e cdo qyteti ne planet”, ka theksuar Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA