Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Se shpejti do marre jete projekti “100 ore astronomi” per Vitin Nderkombetar qe OKB ia ka dedikuar shkences se studimit te Universit, yjeve dhe planeteve.
Maratona e gjate rreth 100 ore do perfshije ne te njejten kohe te gjitha vendet anetare te “International Year of Astronomy2009”. Per 5 dite gjate 24 oreve ne te gjithe boten do publikohen te dhena interesante per sekretet e universit. Projekti do nise me nje ceremoni zyrtare ne “Franklin Institute of Philadelphia” dedikuar shkencetarit Galileo Galilei.
Programi maratone parashikon transmetimin 24/24 ore te te dhenave online ne faqen http://www.ustream.tv/channel/100-hours-of-astronomy duke filluar qe nga dita e premte. Transmetimi i te dhenave do monitorohet direkt nga vezhguesit boterore.
Te shtunen parashikohen publikime falas i pamjeve nga teleskopet me te fuqishem te planetit, ndersa te dielen te gjithe te apasionuarit pas sekreteve te Diellit do kene mundesine te mesojne me shume per lemshin e zjarrte qe na jep jete.
Top Channel