Zedhenesja: Madonna po ndjek rregullat e biresimit
01/04/2009 12:30
Madonnes nuk po i ofrohet asnje trajtim i vecante per ta ndihmuar ne pershpejtimin e procedurave per biresimin e nje vajze ne Malavi.
Zedhenesja Liz Rosenberg tha se kengetarja po zbaton rregullat e biresimit dhe i duhet te prese diten e premte, date kur u shty seanca per adoptimin e kater vjecares.
Zedhenesja siguroi se Madonna nuk po anashkalon asnje ceshtje ligjore ne aplikimin e saj per adoptimin e femijes dhe deshiron t’i krijoje asaj nje ambient te ngrohte familjar dhe edukimin e duhur.
“Procesi i adoptimit nisin nje vit me pare, kur Madonna e takoi Mercy ne nje jetimore. Lidhja ishte e menjehershme dhe e thelle”, sqaroi zedhenesja.
Madonna adoptoi ne 2006 edhe vogelushin David Banda ne Malavi.
Top Channel