Shperthim ne gazsjelles, ndalet furnizimi per Ballkanin

01/04/2009 13:05

Shperthimi ne nje gazsjelles ne Moldavi, ka nderprere furnizimin me gazin rus drejt vendeve te Ballkanit.

Lajmin e ka bere te ditur kompania qe menaxhon gazsjellesin ne Transdniestr, Tiraspoltransgaz. Kompania bullgare Bulgargaz ka deklaruar se ne Bullgari gazi rus vazhdon te transportohet permes rrugeve te tjera.

Gazsjellesi transporton 3 miliarde metra kub gaz ne vit drejt Bullgarise, rreth 4,5 miliarde per Rumanine dhe nje sasi tjeter per Turqine.

Top Channel