Natalie Cole, ne kerkim te nje veshke

01/04/2009 12:30

Natalie Cole ndodhet ne kerkim te nje veshke, pasi asnje nga dy veshkat e saj nuk funksionojne me. Kengetarja ishte e ftuar ne emisionin Larry King Live ne CNN, ku tregoi se vazhdonte turneun muzikor, pavaresisht se bente dialize tri here ne jave.

Perpara se te perfundonte historine e problemeve me drogen, semundjen dhe kerkimet per nje veshke, dhjetera e-maile mberriten ne studion e CNN. Njerezit ofroheshin dhe thoshin se ishin gati te benin testet per te pare nese veshka e tyre mund te dhurohej.

“Ndodhem ne nje liste te gjate pritjeje per transplant, prandaj po kerkoj per nje dhurues”, tha kengetarja.

Problemet me veshkat per te nisen shkurtin e kaluar, kur ajo u diagnostikua me Hepatit C dhe qe nga ajo kohe po i nenshtrohet kimioterapise, por brenda 4 muajsh veshkat e saj dolen jashte funksionit. Pavaresisht problemeve shendetesore, fituesja e 6 cmimeve Grammy po punon per realizimin e nje albumi te ri.

Top Channel