
Olga Kurylenko u perzgjodh ne rolin e Camille-s ne “Quantum of Solace” mes 400 aktoreve te tjera, sepse ajo ishte e qete dhe e akullt gjate proves.
“Ne realitet po vdisja frike, po qe femije jam mesuar qe te shtrengoj dhembet dhe te eci perpara”, tregon ajo.
Eshte e zgjuar, pervec se e bukur kjo vajze 29-vjecare me sy jeshile. Ka lindur ne Berdyansk ne Ukraine, ne kohe te regjimit komunist ne nje familje te varfer.
“Edhe pse nuk kishim para une studiova shume. Frekuentoja cdo dite leksionet e artit, recitimit, vallezimit dhe pianos. Nuk ndalesha kurre. Doja t’ia mbathja nga jeta skandaloze qe beja”, thote Kurylenko.
Ne moshen 13-vjecare i ndriti fati. “Po prisja metrone ne Moske me mamane time, kur afrohet nje person dhe me pyet nese kisha menduar ndonjehere te behesha modele”, thote Olga, e cila pas kesaj nisi karrieren si modele.
Ne gjashte muaj mesoi frengjishten dhe u transferua ne Paris. Ne moshen 18-vjecare ishte ne kopertinen e “Vogue” dhe sfiloi per stilistet me te famshem, mes te cileve edhe Cavalli e Kenzo.
Por per te qene nje Bond Girl moderne, duhet shume pune dhe stervitje fizike.
“Fillimisht kam marre leksione spanjishteje, duke qene se Camille, personazhi im duhet te kishte nje theks amerikano-jugor. Me pas me duhej te djersisja, pikerisht une qe nuk kam qene nje fanatike e fitness”, tregon Olga.
Aktorja ukrahinase rrefen se ka mesuar te mbaje ne dore pistoleten dhe te hidhet nga lartesite, si dhe ka kryer ngritje peshash per te rritur masat e saj muskulare.
“Jeta ime me personazhin e Bond Girl ka ndryshuar rrenjesisht”, thote aktorja e lindur ne nje vend te varfer, po qe sot gezon famen dhe suksesin.
Top Channel