KE vlereson hyrjen ne fuqi te MSA

01/04/2009 20:10

Komisioni Europian vlereson se hyrja ne fuqi e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Shqiperine perfaqeson nje marredhenie kontraktuese me te drejta dhe detyrime te perbashketa.

Komisioneri per Zgjerimin Oli Rehn, ne komunikaten e tij shprehet se marreveshja fokusohet ne respektimin e parimeve kyce demokratike dhe ne elementet baze qe perbejne zemren e tregut unik evropian.

“Nje zone e lire tregtie me BE-ne dhe aplikimi i standarteve europiane ne fusha si ajo e konkurrences, rregullave te ndihmes shteterore dhe pasurise intelektuale, si edhe reformat per arritjen e standarteve europiane ne fusha te tjera do t’i japin Shqiperise mundesine te afrohet me shume me BE-ne”, nenvizon ne komunikate komisioneri Oli Rehn.

Ndersa zedhenesi i KE, Altafaj Tardio eshte shprehur se hyrja ne fuqi e saj shenon nje ere te re, por dhe me detyrime per Shqiperine.

“Ne konsiderojme se hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje shenon fillimin e nje ere, ku angazhimet nderkombetare te Shqiperise dhe pritshmerite per performancen e Shqiperise do te jene me te larta se kurre me pare”, ka deklaruar Tardio.

Marreveshja e Stabilizim-Asociimit u nenshkrua ne qershor 2006 ne Luksemburg. Deri tani Shqiperia ka treguar nje zbatim te kenaqeshem te marreveshjes se ndermjetme ne kuader te MSA-se qe perfshinte kryesisht paketen tregtare me Bashkimin Europian.

Top Channel