
Aktori Josh Hartnett eshte shtruar ne Cedars-Sinai Medical Center ne Beverli Hills, pasi ka pasur shqetesime ne stomak.
Lajmin e beri te ditur agjentja e tij, Susan Patricola. Kjo nuk eshte hera e pare, pasi ai eshte prekur nga problemet gastrointestinale, ndersa realizonte filmin “Rain Man” ne Londer. 30-vjecari u dergua mengjesin e sotem ne klinike dhe ndodhet nen vezhgimin e mjekeve.
“Gjendja e tij eshte e mire, por duhet te pushoje”, njoftoi agjentja. Hartnett, ka qene protagonist ne serialin televiziv “Cracker”, si dhe ne filmat “Pearl Harbor”, “Black Hawk Down” dhe “Black Dahlia”.
Pas historive te shkurtra me Rihanna dhe Scarlett Johansson, ai aktualisht eshte i lidhur me aktoren Kirsten Dunst. Hartnett po punon per pese filma te rinj, “End Zone”, “Queen of the South”, “Thor”, “Bunraku” dhe “I Come with the Rain”.
Top Channel