Topi: Zgjedhjet, test per BE-ne, gur prove per NATO-n

30/03/2009 11:10

Presidenti Bamir Topi i ka cilesuar zgjedhjet e 28 qershorit jo vetem si test per hyrjen ne BE, por edhe si gur prove qe anetaresimin ne NATO ta kthejme ne nje pergjegjesi te permbushur me sukses.

“Standardet e kerkuara nuk permbushen vetem me infrastrukture zgjedhore, por me fushate transparente, vizionare dhe etike, qe njerezit te ndergjegjesohen se me vote do te zgjidhin problemet”, u shpreh Topi. Sipas tij, politika ka pergjegjesine qe permes zgjedhjeve te shkepuse vendin nga udhekryqet historike.

Presidenti mori pjese ne konferencen “Shqiperia ne NATO, perspektivat dhe sfidat”. Ai e cilesoi javen e samitit te NATO-s, si javen historike qe do te kurorezoje endrrat dhe aspiraten e shqiptareve.

Ndonese Shqiperia hyri ne marredheniet me NATO-n me nje pervoje te munguar per shkak te izolimit te diktatures, presidenti i ka vleresuar si cilesore dhe dinamike raportet me aleancen. “4 prilli do te jete dita e ktheses se madhe dhe rikthimi ne vendin qe na takon”, tha Topi duke iu referuar anetaresimit, si permbushje te njeres prej ambicieve tona me te medha.

“Procesi i integrimit nuk mbaron me anetaresimin ne NATO, pasi pergjigjja ndaj sfidave duhet te jete afatgjate. Ne aspektin rajonal kemi pergjegjesi ne rritje ne mbeshtetje te aspiratave integruese te shqiptareve ne vendet fqinje”, u shpreh kreu i shtetit, duke iu referuar mbeshtetjes per shtetin e ri te Kosoves dhe permbushjes se parimit per nje rajon te cliruar nga mendesite e vjetra dhe me vizion euroatlantik.

“Detyrat e anetaresimit duan angazhim serioz te institucioneve, me shume liri, me shume investime, emancipim te elites politike, ritme me te shpejta drejt BE-se, kerkojne reforma politike dhe administrative, forcim te institucioneve qe mbeshteten ne sundimin e ligjit, lufte kunder krimit e korrupsionit, reforma ne sistemin e drejtesise”, tha Topi.

Top Channel