Topi: Ne vend duhet te kete siguri

30/03/2009 19:50

Menjehere pas mesazhit per rendesine e zgjedhjeve, presidenti Bamir Topi mori pjese ne Kongresin e trete mbarekombetar te misionareve te pajtimit.

Duke e lidhur me NATO-n, kreu i shtetit ka deklaruar se qytetaret duhet te terhiqen nga gjakmarrja dhe hasmerite, ne menyre qe vendi te garantoje paqen dhe sigurine.

“Ne sot po diskutojme nje ceshtje te rendesishme, sepse te jesh vend i NATO-s do te thote te jesh nje vend i sigurte, qe do te thote se shqiptaret duhet te jene ne nje vend qe ka paqe e siguri”, ka pohuar Topi.

Te njejtin mesazh ka dhene edhe kryetari i Komitetit per pajtimin mbarekombetar, Gjin Marku. “Fakti se shqiptaret zbatojne Kanunin nuk do te thote se ata jane barbare. Por pa nje ligj te forte kunder krimit, Shqiperia nuk mund te behet nje shtet evropian”, ka pohuar Marku. Sot numerohen me qindra familje te ngujuara, kryesisht ne veri te vendit, per probleme hasmerie.  

Top Channel