
Pas pushimeve ne Karaibe, Amy Winehouse eshte rikthyer ne Londer per te rinisur jeten nga e para.
Kengetarja ka hequr dore nga droga e alkooli dhe do te jetoje edhe ne nje shtepi te re. Edhe pse mendoi t’i vendoste nje gur siper marredhenies me Blake, kengetarja nuk e harron dot ish bashkeshortin, duke i bere nje ftese per t’u rikthyer me te.
“E dua akoma shume dhe e ftoj te vije te jetoje me mua ne shtepine e re”, shprehet Winehouse, e cila ka shkeputur lidhjet me shtepine diskografike “Universal” dhe ka rinisur bashkepunimin me mikun e vjeter, dj Mark Ronson. “Doja te beja nje pushim te gjate per te rifituar formen, prandaj zgjodha nje hotel te mire. Cdo dite beja sauna me gure te nxehte dhe me pas yoga. Alkooli ishte i perfshire ne cmimin e hotelit dhe ndonje mbremje piva por nuk ka gje te keqe nese je me pushime”, shprehet kengetarja ne nje interviste per “La Repubblica”.
Ne vijim ajo ka deklaruar se eshte ende e dashuruar me ish bashkeshortin Blake. “Nuk e lejoj te marre divorcin sepse ne jemi bere per njeri tjetrin. U defreva me nje tip ne Santa Lucia por gjithcka ishte ne kuadrin e pushimeve. Une dua Blake dhe asnje tjeter”, thekson Amy.
Top Channel