Meta takohet me te rinjte e Lushnjes

29/03/2009 21:30

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta ka qene ne qytetin e Lushnjes, ku eshte takuar me anetare te rinj te kesaj force ne fshatin Kemishtaj.

Zoti Meta foli per ate qe e quajti plani per nxjerrjen e bujqesise nga kriza e rende ekonomike ne te cilen e kane futur, sipas tij, politikat e deshtuara te qeverise.

“Ky plan bazohet ne radhe te pare ne nje vullnet te fuqishem politik per te rritur rolin e shtetit, rolin e qeverise permes programeve te mbeshtetjes dhe subvencionizimit, duke filluar qe nga farat, plehrat kimike, tek punimi i tokes dhe deri tek ai parim qe kemi sanksionuar ne programin tone elektoral qe do te jete edhe ne programin qeverises qe shteti do te subjencionoje ate qe do te punoje dhe prodhoje me shume”, tha Meta.

Duke u shprehur i sigurt per fitoren e koalicionit te drejtuar prej tij, Meta tha se gjate mandatit qeverises LSI do te siguroje hapjen e 30 mije vendeve te reja te punes.

Top Channel