Ne ankand, pikturat e rralla te Hitlerit

28/03/2009 11:05

Nje koleksion i pikturave te rralla te diktatorit nazist Adolf Hitler do te dalin ne ankand, pasi u zbuluan ne nje garazhin e nje koleksionuesi.

Tablote jane piktuar kur ai ishte ne moshen 20-vjecare. Koleksioni i 13 pikturave pritet te shkaktoje interes te madh dhe nga shitja e tyre muajin e ardhshem mund te perfitohen mijera paund.

Mes tyre eshte edhe nje autoportret i diktatorit, ndersa ne tablo shkruhen inicialet e tij A.H. Pikturat u gjeten ne vitin 1945 nga nje ushtar i regjimentit mbreteror te Manchesterit, te vendosur ne Essen te Gjermanise.

Me pas ato iu shiten nje koleksionisti, qe i kishte mbajtur te harruara ne garazh per nje kohe te gjate.

Top Channel