Pakistan, atentati ne xhami, 70 te vdekurit
27/03/2009 17:50
Jane 70 kufomat e nxjerra nga germadhat e xhamise dykateshe te qytetit te Xhardumit ne Pakistan, qe u shkaterrua paraditen e sotme nga nje atentat vetevrases.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave skuadrat e shpetimit vazhdojne te germojne ne ndertesen e shembur.
Sipas burimeve, Brenda xhamise ndodheshin per t’u lutur rreth 300 persona, 125 nga te cilet kane mbetur te plagosur.
Nderkohe, presidenti pakistanez Asif Ali Zardari dhe kryeministri Jusuf Raza Filani kane denuar sulmin vetevrases.
Top Channel