
Britney Spears eshte e deshperuar per te rinisur lidhjen me ish-te dashurin e saj Adnan Ghalib, pavaresisht se ka nje vendim gjykate qe ai duhet t’i qendroje larg.
Kengetarja i ka derguar atij nje lume mesazhesh, ku i kerkon ta shpetoje nga kontrolli i te atit. Por 36-vjecari Ghalib nuk i eshte pergjigjur, pasi eshte urdheruar te mos komunikoje per tre vjet me Spears.
Sipas nje burimi Britney po i dergon mesazhe Adnan per ta ndihmuar ate te rifitoje lirine. “Ajo thote se ndihet e vetmuar dhe e futur ne kurth, pasi i ati eshte shume konservator”, shtoi burimi. Megjithate, nese Adnan pergjigjet, ai rrezikon burgun. Edhe pse kalon shume kohe me dy djemte, kengetarja e ndjen shume mungesen e nje te dashuri.
Top Channel