Rikthehen reshjet e debores ne vend. Oret e para te mengjesit te sotem ato kane rinisur me intensitet ne zonat veriore. Mesohet se reshjet e rena ne Bulqize, Peshkopi dhe Kukes kane rishfaqur serish probleme ne qarkullimin e automjeteve.
Akset rrugore ne Qafe Mali dhe Qafe Shllak, qe ditet e fundit kane qene problematike, sot kalohen vetem me zinxhire. Shume fshatra ne Kukes, Peshkopi dhe Bulqize vazhdojne te jene ende te izoluara, qe prej javes se kaluar.
Veshtiresi paraqiten ne aksin Peshkopi-Qafe Buall, ndersa ne qytet debora ka arritur trashesine 20 cm. Ne Diber jane te bllokuara komunat e Lures dhe Kalaja e Dodes, fshatrat Zercan, Ostren e Xiber.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe me energjine elektrike. OSSH njofton se ka pasur avari ne linjen 35 kv, si dhe ne nenstacionin e Valiasit. Kamza, Ndroqi dhe zonat perreth kane mbetur pa energji, ndersa po punohet per riparimin e defekteve.
Nderkaq, meteorologet parashikojne se dita e sotme do te shoqerohet me reshje te dendura shiu ne te gjithe territorin dhe debore ne zonat malore. Permiresimi i motit dhe rritja e temperaturave pritet te ndodhe vetem gjate pasdites se sotme.
Top Channel