Londer, Gjykata vendos ekstradimin e Kumbaros

25/03/2009 08:55

Gjykata e Londres vendosi ekstradimin e ish-oficerit te SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Gjykatesit kane patur prova te mjaftueshme, ku vertetohet se i pandehuri eshte Ilir Kumbaro dhe jo shtetasi me identitet Shaqa Shatri. (UPDATE)

Me lejimin e ekstradimit te Kumbaros, i jepet fund keshtu procesit ne favor per shtetin shqiptar. Avokati i Kumbaros, nuk ka pranuar te jape asnje koment lidhur nese do ta apeloje apo jo vendimin.

Per momentin Kumbaro eshte ne dispozicion te shtetit shqiptar, ku pritet qe pas ekstradimit te perballet me drejtesine, pasi akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Sipas gjykates britanike, kthimi i Kumbaro ne Shqiperi nuk perben shkelje te te drejtave te njeriut.

Ilir Kumbaro se bashku me 3 ish-zyrtare te larte te SHIK-ut akuzohet per rrembimin dhe vdekjen e biznesmenit Hoxha, te ndodhur ne Tirane ne vitin 1995.

Lajmi per ekstradimin e Kumbaros ka gjetur jehone edhe ne televizonin BBC.

 

Top Channel