Ahmeti, dy deshmitare e mbeshtesin ne gjykate

25/03/2009 19:50

Nje punonjes policie dhe nje taksist kane deshmuar ne favor te ish-shefit te policise rrugore te Tiranes, Krenar Ahmeti, per ngjarjen e 17 majit 2008, ku ish-shefi akuzohet per kryerje te veprimeve arbitrare.

Deshmitaret Nexhmi Bali dhe Aurel Jeniceri ishin kerkuar nga avokatet mbrojtes te Krenar Ahmetit per te dhene deshmite.

Deshmitaret i thane gjykates se Tiranes se kishin pare njerez te grumbulluar dhe ishin afruar edhe ata, dhe pas nje debati mes nje burri dhe Ahmetit, kishin mberritur disa makina policie qe e shoqeruan ate person, ndersa nje grua qe ndodhej aty kishte hipur vete ne makinen e policise duke bertitur se ishte prokurore.

Ish-kryepolici i policise rrugore te kryeqytetit, Krenar Ahmeti eshte i pandehur se bashku me dy policet  Bernard Vaci dhe Alfons Gjonin.

Top Channel