Shendetesi, gati projekti per gjakun sintetik

23/03/2009 20:45

Pas tre vjetesh ndoshta njerezit qe kane nevoje per gjak nuk do te duhet te presin nje dhurues per te shpetuar.

Shkencetaret angleze kane zhvilluar nje projekt qe parashikon prodhimin e gjakut sintetik nga qelizat embrionale. Ky ekspermient ka bere buje ne mbare boten dhe vetem pas 3 vjetesh do kryhet eksperimenti i pare tek nje vullnetar. “Gaku sintetik” eleminon rrezikun e infeksionit dhe ai prodhohet nga disa qeliza embrionale qe derivojne nga embrionet e perfituara in vitro.

Projekti do te udhehiqet nga profesori Marc Turner i Universitetit te Edinburgut. Ky zbulim mund te rezultoje shume i rendesishem per personat qe aksidentohen dhe kane nevoje urgjente per gjak. Gjithashtu, zbulimi mund te revolucionarizoje rrjetin e mbledhjes se gjakut qe aktualisht varet vetem nga vullnetaret.

Kerkuesit do te testojne embrionet njerezore te perfituara nga fekondimi in vitro per te gjetur ata qe gjenetikisht mund te zhvillojne grupin 0- qe eshte edhe grupi dhurues universal. Ky grup qe eshte nje nga me te rrallet pasi gjendet ne rreth 7% te popullsise por fale zbulimit te bere se fundmi mund te prodhohet ne sasi te medha pasi qelizat embrionale jane ne gjendje te shumohen pa limit ne kushtet laboratorike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA