
Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni gjate fjalimit te tij ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ka kerkuar largimin e misionit te UNMIK nga Kosova.
“Per arsye praktike dhe pragmatike kerkojme shuarjen e misionit dhe mandatit te UNMIK”, ka deklaruar Hyseni.
Nder te tjera shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se institucionet e Kosoves po punojne per afrimin e pakicave, ne vecanti te asaj serbe, por ka nenvizuar se ne kete drejtim behet pengese Beogradi.
“Autoritetet serbe nuk na ndihmojne, perkundrazi vazhdojne te mbeshtesin dhe inkurajojne strukturat paralele”, ka deklaruar Hyseni.
Me tej ai e ka akuzuar serish Serbine per situaten e krijuar ne veri te Kosoves, ku sipas tij strehoen organizatat kriminale serbe.
“Gjendja ne veri te Kosoves eshte nje shqetesim i madh, pasi kjo zone, me ndihmen e Beogradit eshte bere nje strehe per grupe te ndryshme kriminale”, ka shtuar Hyseni.
Top Channel