Chris Martin, fiksimi i tij para koncerteve

23/03/2009 19:15

Te gjithe njerezit e kane nje ves, mes tyre edhe VIP-at por kur behet fjale per keta te fundit, gjithcka amplifikohet dhe shpesh here shihet ndryshe.

Sipas faqes se internetit, Showbizspy, lideri i Coldplay, Chris Martin ka nje fiksim te vecante. Cdo here para se te ngjitet ne skene per te kenduar ai nuk harron asnjehere te laje dhembet. “Eshte shume e rendesishme per mua nje gje e tille pasi keshtu ndihem shume ne forme”, shprehet bashkeshorti i Gwyneth Paltrow.

Ne vijim, ai ka reaguar ndaj kritikave te Bono Vox, i cili e ka etiketuar si nje njeri medioker. “Jemi 23 vjet me te rinj si bande prandaj shprehemi me nje gjuhe te ndryshme. Eshte si te vendosesh perballe nje astronaut dhe nje atlet qe hidhet ne ajer. Ne po punojme mire por ata jane pak me larte dhe kjo nuk me krijon probleme”, ka theksuar Martin.

 

Top Channel