Arrestohet i arratisuri nga Komisariati i Rinasit

23/03/2009 10:10

Ka rene ne prangat e policise i arratisuri nga Komisariati i Rinasit. 26-vjecari Flamur Toskaj arriti te largohej mbremjen e djeshme, duke perfituar nga pakujdesia e punonjesit te rendit.

Tropojani ishte deportuar nga Italia, ku ishte denuar me 18 muaj burg per kundershtim te forcave te policise. Toskaj u gjet pas kontrolleve te uniformave blu ne nje banese ne periferi te Tiranes.

Ai kishte mundur te largohej fale ndihmes se familjareve. I riu ishte shoqeruar per te leshuar nje deklarate ne ambientet e komisariatit, kur ne nje moment kishte kerkuar te dilte per te pire nje cigare, por me pas ishte zhdukur. SHKB ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te arratisjes.

 

Top Channel