Angli, celulari, miku me i ngushte i te rinjve

23/03/2009 19:45

Health Protection Agency ne Angli ka publikuar nje raport rreth perdorimit te celularit nga adoleshentet duke alarmuar vendin.

Te dhenat jane shqetesuese dhe sipas nje sondazhi te youngpoll.com me 2 mije femije te grupmoshes 6-17 vjec, ne nje dite te vetme, nje femije anglez dergon 19 sms, merr 15 dhe ben 8 telefonata. Ne total telefoni qendron ne vesh rreth 6 ore ne dite, duke folur dhe duke degjuar muzike.

Nga keto te dhena rezulton se 8 ne 10 adoleshente mund te konsiderohen si te varur nga celulari. Sipas profesorit suedez, Lennart Hardell, keto te dhena jane shqetesuese pasi prania e telefonit per nje kohe kaq te gjate, i ekspozon te rinjte ndaj semundjes se kancerit ne tru.

Ne France, reklamat qe u bejne thirrje femijeve nen 12 vjec per te perdorur clular jane te ndaluara, ndersa ne Angli nje gje e tille nuk eshte marre ende parasysh nga qeveria. Ne ishull, 81 % e te rinjve mendojne se celulari eshte mjeti me i rendeishem, ndersa 6 ne 10 te rinj thone se nuk mund te bejne asgje pa telefonin e tyre.

Ky trend eshte bere shume shqetesues edhe per mesuesit pasi shpesh here neper shkolla nxenesit i mbajne hapur celularet duke komunikuar ne oren e mesimit. “Duhet t’i shkepusim menjehere femijet nga telefonat”, nenvizon ne nje shkrim gazeta “Daily Express”, duke cituar zedhenesin e Health Protection Agency.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA