24 marsi eshte dita nderkombetare kunder semundjes se turbekulozit nga e cila humbasin jeten cdo vit 1 deri ne 2 milione banore te planetit.
Shifrat me te larta te vdekshmerise jane ne vendet afrikane te botes se trete ku semundja merr ende miliona jete njerezish. Turbekulozi ne nivel boteror eshte nje tragjedi e vertete pasi kura eshte zbuluar dhe kujdesi i duhur mjekesor mund te evitoje vdekjen.
Ne fakt, bakteri i rrezikshem infekton 1/3 e popullsise se globit por ata qe nuk arrijne ta kurojne ne kohe gjejne vdekjen. Sipas te dhenave, ilacet duhet te merren per nje kohe te gjate sepse nuk ekziston ende nje vaksine efikase por ne vendet e botes se trete bakteri fiton terren shume shpejt dhe eshte shume e veshtire ta luftosh.
Top Channel