Terheqja amerikane permes territorit turk

22/03/2009 15:45

Kryeministri turk ka deklaruar se Turqia do te lejoje qe trupat amerikane te kalojne nga territori turk gjate terheqjes nga Iraku, nese Shtetet e Bashkuara do ta kerkojne kete.

“Ne lidhje me transferimin e trupave, kemi qendrim pozitiv ne lidhje me kete ceshtje”, eshte shprehur Recep Tayyip Erdogan ne nje interviste per CNN-in.

Ai ka pohuar se nuk ka marre asnje kerkese zyrtare nga ana e Uashingtonit per kalimin e ushtarakeve.

Ne mars te 2003-shit, parlamenti turk votoi kunder kalimit te trupave amerikane nga territori i tij gjate pushtimit te Irakut.

Ne ate kohe partia e Erdoganit kishte shumicen e deputeteve ne parlament.

Top Channel