Bektashinjte festojne Diten e Nevruzit

22/03/2009 12:40

Besimtaret bektashiane kane festuar Diten e Nevruzit e cila sipas sektit bektashian shenon fillimin e vitit te ri.

Kjo feste perkon me ditelindjen e Imam Aliut ne Qabe. Qindra qytetare kane bere vizita ne Kryegjyshaten Bektashiane ne kete dite feste, ku jane pritur nga kreu i saj, Baba Dede Reshat Bardhi. Baba Dede  Reshat Bardhi theksoi se kjo eshte nje dite e madhe qe simbolizon Paqen, Bashkimin dhe Vellazerimin per te gjithe njerezimin.

Pervec besimtareve bektashiane, Kryegjyshaten Bektashiane e kane vizituar  personalitete te politikes dhe te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Presidenti Bamir Topi ne kete dite feste i ka derguar nje mesazh urimi kreut te bektashianeve dhe te gjithe besimtareve bektashiane.

Top Channel